Minoritetet ne Shqiperi

Home » Lajme

Category Archives: Lajme

SHBA: Në Rajon, Minoritetet Diskriminohen

MINORITY COUNTIESRaportet për praktikat e të drejtave të njeriut për vitin 2011, në gjithë botën, u lëshuan nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, të enjten.

Ato tregojnë se diskriminimi ndaj minoriteteve etnike është një problem kyç në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi dhe Kroaci, ku dhuna sporadike ndaj romëve dhe serbëve ka vonuar restaurimin nga konfliktet e viteve 1990-të.

Në Maqedoni, tensionet midis shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve janë një shkak i veçantë për shqetësim, bashkë me diskriminimin ndaj romëve dhe komuniteteve të tjera etnike dhe fetare. (more…)

Minoritetet “Të Lëna Jashtë” Integrimit të Bosnjës në BE

SanelaBesic_DervoSejdic RICMinoritetet nuk po përfitojnë nga procesi i integrimit të vendit në BE, thanë në Këshillin e Minoriteteve Kombëtare në Bosnjë, CNM, dhe Qendrën e Informimit për Romët, Kali Sara, RIC.

Pas një konference për këtë çështje më 21 qershor në Sarajevë, Nedzad Jusic, kryetari i CNM-së, tha për Balkan Insight se shumë pak fonde nga Instrumenti i ri i Ndihmës për Para-Anëtarësim, IPA – ndihmesë financiare për vendet potenciale të BE-së – po shkojnë drejt minoriteteve kombëtare. “Duam që më shumë projekte të implementohen në nivel lokal”, tha ai. (more…)