Minoritetet ne Shqiperi

Home » Minoritetet » Grek

Category Archives: Grek

Greqinë s’e pengon kriza, investon për minoritetin grek në Shqipëri

images (1)Shteti grek edhe pse në kohë krize nuk ndalet në investimet për të mbrojtur minoritetin e saj në jug të Shqipërisë. Faqja online e Ministrisë së Jashtme greke ka përhapur një lajmërim, ku bën me dije se Greqia do të japë një shumë prej 45 mijë eurosh për të regjistruar minoritetin.

Ky regjistrim elektronik ka si synim kryesor mbledhjen e të dhënave historike, kulturore e sociale të minoritetit grek në jug të vendit tonë. Kjo deklaratë e paraqitur në faqen e këtij institucioni është hequr vetëm 48 orë pas publikimit. Ministria e Jashtme helene ka deklaruar gjithashtu se minoriteti grek në Shqipëri është më i madhi dhe mbi të gjitha autokton.

Te dhena mbi minoritetin grek

imagesSipas të dhënave zyrtare pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte pakica greke. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989 eshte 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit, ne 40 fshatra te rrethit Gjirokaster, 35 fshatra te Sarandes, 16 fshatra te Delvines dhe 3 fshatra te Permetit. Pakica kombetare greke eshte pakica e pare e njohur nga shteti shqiptar dhe mund te thuhet se ceshtja e pakicave kombetare ne Shqiperi ka qene identifikuar per nje kohe te gjate me pakicen greke.