Minoritetet ne Shqiperi

Home » Rreth Nesh

Category Archives: Rreth Nesh

Rreth Minoriteteve

Në Shqipëri jetojnë pakica kombëtare që përbëjnë rreth dy për qind të popullsisë. Këta janë të kombësive fqinje, greke, maqedone, serbe e malazeze, si dhe të kombësive të tjera, të cilat kanë ardhur e janë vendosur në Shqipëri në kohë e për arsye të ndryshme. Sipas statistikës turke të vitit 1908-1909, në Shqipëri ishin 13.857 persona me kombësi greke, nga të cilët 6.872 ishin vendosur në fushën e Dropullit të Gjirokastrës dhe 6.983 ishin vendosur në fushën e Vurkut të Delvinës. Këta grekë ishin sjellë nga pronarët vendës si bujq për punimin e tokave të tyre në këto fusha, fakt ky që është i njohur historikisht. Sipas statistikës së vitit 1979, pakica me kombësi greke në Shqipëri përbëhej nga 37.282 banorë, kurse sipas regjistrimit të fundit ishin 43.807 banorë. Sipas statistikës turke të vitit 1908-1909 në Shqipëri ishin 1.267 të regjistruar me kombësi bullgare, kurse sipas regjistrimit të fundit janë të regjistruar 5.097 maqedonë dhe 100 me kombësi serbe e malazeze, si dhe 3.053 me kombësi të tjera. Kështu në Shqipëri janë, sipas regjistrimit të fundit, 51.557 qytetarë që përfshihen në kategorinë e pakicave kombëtare. Duhet theksuar gjithashtu fakti se, gjatë rreth 80 vjetëve, që kur është bërë regjistrimi i parë i popullsisë nga shteti shqiptar, gjer në regjistrimin e fundit, janë rreth 13 mijë qytetarë të pakicave që kanë kombësi të kryqëzuar nga martesat me shtetas shqiptarë. (more…)