Minoritetet ne Shqiperi

Home » Minoritetet

Category Archives: Minoritetet

Vendndodhja e minoritetit

Zv.Ministri_G.Kasapolli_016Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë statusin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.

Te dhena rreth komunitetit serbo-malazez

12malaz_1207110936_1Serbët kanë marrë statisin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.

Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një minister në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Serbët dhe Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën “Moraca-Rozafa”, qendra e së cilës është në Shkodër.

Burimi: Ministria e Diasporës së Republikës së Serbisë

Forumi Rinia Aktive

igli totozani me rometMinoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh në Shqipëri. Tirana, Lezha, Fieri, Elbasani janë qytete kryesore ku jetojnë romët. Romët në Shqipëri janë të organizuar në disa shoqata, të cilat kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, ruajtjen e traditave rome dhe integrimin me pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare. Në vitet e fundit nuk ka një statistikë të qartë se sa është numri i popullsisë rome. Komuniteti egjiptian dhe ai rom nuk njihen si minoritete nga shteti shqiptar,sepse nuk është hartuar asnjë  ligj i posaçëm për këtë grup (more…)

Ciganët (romët, kurbetërit ose arrixhinjtë)

images (2)Numri i tyre luhatet nga 50.000-70.000. Flasin gjuhën rome dhe prejardhja e tyre nga India është shkencërisht e vërtetuar. Profesionet karakteristike të tyre janë ai i tregëtarit, i fallxhorit, argëtuesit si dhe prodhimi i shportave prej thupre. Shumica e popullates shqiptare nuk është ne gjendje te diferencoje ciganet(romet) nga egjiptianet(evgjitet). Ciganet nder shekuj kane qene popullsi endacake kurse egjiptianet kane qene te ngulitur ne nje vend dhe jetonin vazhdimish ne lagje te vecanta te qyteteve te medha. (more…)

Greqinë s’e pengon kriza, investon për minoritetin grek në Shqipëri

images (1)Shteti grek edhe pse në kohë krize nuk ndalet në investimet për të mbrojtur minoritetin e saj në jug të Shqipërisë. Faqja online e Ministrisë së Jashtme greke ka përhapur një lajmërim, ku bën me dije se Greqia do të japë një shumë prej 45 mijë eurosh për të regjistruar minoritetin.

Ky regjistrim elektronik ka si synim kryesor mbledhjen e të dhënave historike, kulturore e sociale të minoritetit grek në jug të vendit tonë. Kjo deklaratë e paraqitur në faqen e këtij institucioni është hequr vetëm 48 orë pas publikimit. Ministria e Jashtme helene ka deklaruar gjithashtu se minoriteti grek në Shqipëri është më i madhi dhe mbi të gjitha autokton.