Minoritetet ne Shqiperi

Home » Minoritetet » Maqedonas

Category Archives: Maqedonas

Minoriteti maqedonas kërkon mbrojtje

leteraKomuna Liqenas reagon në lidhje me incidentin e djeshëm ku anëtarë të partisë ultra nacionaliste “Aleanca Kuq e Zi’, dhunuan institucionin e Komunës Liqenas, dëmtuan sinjalistikën rrugore të komunës, sinjalistikën e shkollës së mesme, qendrës shëndetësore si dhe kërcënuan banorët e minoritetit maqedonas. Gjithashtu reagojmë kundër deklaratës së Aleancës Kuq e Zi, se e ndërmorën këtë akt në komunën Liqenas nën pretekstin se në territorin e saj tabelat informuese janë vetëm në gjuhën maqedonase. (more…)

Te dhena per minoritetin maqedonas

largea_macedonians-in-albania1356336457Në  Republikën e Shqipërisë minoritarë maqedonas banojnë kryesisht në rrethin e Korçës (Komuna e Pustecit), në rrethin e Devollit (fshati Vërnik), por  edhe në qytetin e Korçës, Pogradecit, Bilishtit, Tiranës, Durrësit, Beratit etj. Minoritarë maqedonas banojnë në zonën e Gollobordës (Peshkopi) dhe në zonën e Gorës (Kukës).Minoriteti maqedonas me banim në komunen e Pustecit dhe në fshatin Vërnik është  njohur nga shteti shqiptar që në vitet e para të pasçlirimit (1945) me të drejtat për përdorimin e lirë të  gjuhës amtare maqedonase, të shkollimit të fëmijëve deri në klaseën e katërt të arsimit fillor, të ruajtjes e zhvillimit të traditave kulturore, zakoneve etj. Drejtuesit e përfaqesuesit e pushtetit vendor në këtë zonë kanë qënë e janë minoritarë. (more…)