Minoritetet ne Shqiperi

Home » Misioni

Category Archives: Misioni

Barazia efektive, e vështirë por jo e pamundur

252_30133009192_6609_n.thumbnail

Barazia efektive si koncept personifikon një sërë veprimesh, masash apo kushtesh të krijuara, efektet e të cilave tentojnë të sigurojnë ndjenjën dhe gjendjen e të qënit të barabartë tek persona, me pozitë jo të barabartë shoqërore, ekonomike, sociale, etnike, pavarësisht nga gjendja numerike e tyre. Kjo barazi gjendet mbi nivelin e një barazie të  zakonshme. Një barazi e tillë kondicionohet nga niveli i emancipimit të një shoqërie, kushtet historike, zhvillimi ekonomik, komunikimi mediatik, por do të doja të veçoja ndikimin që ka vullneti politik për krijimin e saj. Një vullnet politik në favor të respektit të barazisë efektive të shtetasve automatikisht do të rezultonte në përmirësim të indikatorëve të cilët tregojnë progresin e shoqërisë dhe shtetit në standartet europiane, duke qënë se një barazi e tillë arrihet me arritjen e standarteve të tilla si kushte të barabarta përfaqësimi ne institucionet e shtetit, në strehim, punësim, shërbime sociale dhe mjekësore, drejtësi, strukturat shtetërore etj. (more…)

VENDIM Nr.127, datë 11.3.2004

kushtetutaPËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR TË MINORITETEVE

Në mbështetje të neneve 20 dhe 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8496, datë 3.6.1999 “Për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve””, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 21 dhe 27 të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 7 të ligjit nr.9165, datë 23.12.2003 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2004”, me propozimin e Ministrit të Shtetit për Koordinimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Krijimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve për të nxitur më tej pjesëmarrjen e personave, që u përkasin minoriteteve, në jetën publike, si dhe për të sugjeruar masa për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave e të lirive të këtyre minoriteteve. (more…)