Minoritetet ne Shqiperi

Home » Publikime

Category Archives: Publikime

Minoritetet dhe politika: modeli amerikan

Bashjim643_0

Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, mediet e kanë nënvizuar me të madhe faktin se vota e grave, e të rinjve si dhe e minoriteteve shoqërore ka ndikuar në dallimin e votës në favor të rizgjedhjes së Barack Obama në shtetet kyçe (Swing States).

Sipas tyre, tani e tutje

minoritetet etnike do të përbëjnë një faktor me peshë në votimet popullore. Disa analistë po ashtu e kanë nënvizuar aspektin negativ të këtij fenomeni, i cili sipas tyre, ka kontribuar në zgjerimin e dallimit mes votës së të bardhëve dhe të tjerëve. (more…)

Pse minoritetet rrezikohen në Shqipëri?

bledar-bashanoviq.thumbnailKriza ekonomike po ulet ngadalë këmbëkryq në fatet e shumë njerëzve, firmave, ekonomisë së Shqipërisë dhe të shteteve të Ballkanit.  Por çfarë po kërcënon më tepër jetët njerëzore janë efektet e krizës,pasojat e së cilës në vetvete nuk janë vetëm ekonomike. Ajo grumbullon zemërim social, sensibilizim të trishtueshëm mediatik nëpërmjet kronikash të zeza vrasjesh, kanosjesh, vjedhjesh apo dhe incidentesh ndëretnike . Por nuk ndalet aspak këtu. Ajo po nxit nacionalizmin manipulativ politik  drejtuar masave mazhoritare mbi të ashtuquajturin” kërcënim” që po i kanoset interesave shtetërore dhe kombëtare nga shtetet fqinje, domosdoshmerisht duke goditur dhe pakicat me origjinë nga keto shtete, të cilat po tentojnë të integrohen me të gjitha të drejtat dhe liritë që u takojnë në barazi me mazhorancën shqiptare. (more…)