Minoritetet ne Shqiperi

Home » Legjislacioni

Category Archives: Legjislacioni

Grekofilët e Korqës të mllefosur me ligjin për regjistrime

200px-AC_OmoniaShoqata OMONIA në Korçë paralajmëron bojkot të procesit të rregjistrimit të popullsisë. Pas kërkesës për shtyrjen e afatit të procesit të censusit të bërë nga kjo shoqatë në bashkëpunim edhe me shoqatat e minoritetetve të tjëra janë parashikuar hapa më ekstreme ai i bojkotimit të rregjistrimit të popullsisë, gjë që do të cënonte edhe procesin.
Sipas Ligoraq Karamelo anëtar i kryesisë së Shoqatës OMONIA dhe kryetar i degës së saj në Korçë sot është çuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për ta shpallur antikushtetues ligjin e parlamentit për regjistrimin e popullsisë. Në rast të mosshtyrjes së afatit të rregjistrimit me 6 muaj Karamelo ka deklaruaër bojkotimin nga minoritetet të procesit të rregjistrimit të popullsisë
Qëndrimi ekstrem i parashtruar interpretohet nga drejtuesit e shoqatës si pasojë e mungesës së klimës së përshtatshme për kryerjen e procesit të censusit në vendin tonë.
cit.imi. Klimë të posaqme ata ëndërrojnë ta bëjnë ligjin e andarvet.

Legjislacioni ne baze te kushtetutes

kushtetutaNENI 3

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti,
i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

NENI 20

1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.

2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as  detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e  gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe
të identitetit të tyre.