Minoritetet ne Shqiperi

Home » Misioni » VENDIM Nr.127, datë 11.3.2004

VENDIM Nr.127, datë 11.3.2004

Sondazh Online

kushtetutaPËR KRIJIMIN E KOMITETIT SHTETËROR TË MINORITETEVE

Në mbështetje të neneve 20 dhe 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8496, datë 3.6.1999 “Për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve””, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 21 dhe 27 të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë” dhe të nenit 7 të ligjit nr.9165, datë 23.12.2003 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2004”, me propozimin e Ministrit të Shtetit për Koordinimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Krijimin e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve për të nxitur më tej pjesëmarrjen e personave, që u përkasin minoriteteve, në jetën publike, si dhe për të sugjeruar masa për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave e të lirive të këtyre minoriteteve.
2. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve është institucion qendror, me personalitet juridik, në varësi të Kryeministrit.
3. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve bashkëpunon me organet e qeverisjes, qendrore dhe vendore, dhe me organizata e shoqata të ligjshme, që kryejnë veprimtari për ushtrimin e të drejtave dhe të lirive të personave, që u përkasin minoriteteve.
Gjithashtu, Komiteti Shtetëror i Minoriteteve bashkëpunon, për çështje të ndryshme, në interes të personave që u përkasin minoriteteve me organizmat dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare.
4. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve:

– u propozon organeve shtetërore të kenë parasysh çështje të rëndësisë së veçantë për minoritetet, veçanërisht përsa i takon zbatimit të detyrimeve kushtetuese, si dhe të akteve të tjera të veçanta, që rregullojnë të drejtat dhe liritë e personave që u përkasin këtyre minoriteteve;
– u propozon organeve të pushtetit, qendror dhe vendor, masat e mundshme, për të përmirësuar gjendjen e personave që u përkasin minoriteteve kudo që janë;
– jep mendime dhe propozon masa për zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor e arsimor, si dhe nxit transmetimin e programeve për minoritetet në median publike;
– u kërkon ose merr prej organeve qendrore dhe të qeverisjes vendore të dhëna dhe raporte, që kanë të bëjnë me çështjet për minoritetet;
– thërret ose kërkon pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organeve qendrore ose të atyre të qeverisjes vendore për  çështje që janë në përgjegjësinë e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve.
5. Komiteti Shtetëror i Minoriteteve kryesohet nga kryetari dhe ka në përbërje pesë anëtarë. Kryetari i Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe anëtarët e këtij komiteti, të cilët propozohen nga kryetari, emërohen nga Kryeministri.
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve vendos me shumicën e votave të anëtarëve të tij.
6. Gjatë emërimit të përbërjes së Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Kryeministri dhe kryetari i komitetit, duke u bazuar në të dhënat zyrtare përcaktojnë numrin e anëtarëve për çdo minoritet të veçantë.
7. Struktura, organika dhe rregullorja e veprimtarisë së Komitetit Shtetëror të Minoriteteve miratohen nga Kryeministri, me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
8. Pagat e nëpunësve të Komitetit Shtetëror të Minoriteteve të jenë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, ndërsa punonjësit e tjerë të paguhen sipas lidhjes II-5 të vendimit nr.726, datë 21.12.2000 të Këshillit të Ministrave “Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore”, të ndryshuar.
9. Efektet financiare prej 15 500 000 (pesëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, që nevojiten për funksionimin e këtij komiteti, të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
10. Ngarkohen Ministri i Shtetit për Koordinimin dhe Ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Leave a comment

Video

January 2013
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com