Minoritetet ne Shqiperi

Home » Publikime » Minoritetet dhe politika: modeli amerikan

Minoritetet dhe politika: modeli amerikan

Sondazh Online

Bashjim643_0

Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, mediet e kanë nënvizuar me të madhe faktin se vota e grave, e të rinjve si dhe e minoriteteve shoqërore ka ndikuar në dallimin e votës në favor të rizgjedhjes së Barack Obama në shtetet kyçe (Swing States).

Sipas tyre, tani e tutje

minoritetet etnike do të përbëjnë një faktor me peshë në votimet popullore. Disa analistë po ashtu e kanë nënvizuar aspektin negativ të këtij fenomeni, i cili sipas tyre, ka kontribuar në zgjerimin e dallimit mes votës së të bardhëve dhe të tjerëve.

Mirëpo, krijuesit e opinionit paksa e kanë neglizhuar një dimension tjetër me interes të zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit të fundit: mobilizimin politik të jashtëzakonshëm të individëve që dalin nga minoritetet e ndryshme.

Këta janë angazhuar sërish sepse e kishin para vetes një model: presidentin melez i cili ishte ngritur para katër vjetëve, në krye të një super-fuqie botërore, kurse kishte prejardhje nga një mjedis sociokulturor i cili deri dje ishte më tepër spektator se sa pjesëmarrës i jetës politike amerikane. Ky elan i ri reflekton vullnetin që një simbol i tillë të zgjasë dhe të shkruhet në kursin e Historisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat janë, ta rikujtojmë, të përbëra nga një popullatë shumicë e bardhë.

Kjo zgjedhje presidenciale dëshmon se diversiteti në plan të përfaqësimit funksionon në një shoqëri kur pjesëtarët e minoritetit i kanë të njëjtat gjasa dhe mundësi sikurse shumica

.

Zgjedhja

e Obama-s duhet po ashtu të shërbejë si mesazh në adresë të vendeve evropiane të cilat në përbërjen e tyre kanë një përqindje të rëndësishme të qytetarëve evropianë që janë me prejadhje migruese. Mirënjohja e llojllojshmërisë si pasuri, dhe jo vetëm si problem, duket se ende mungon. Nga kjo rezulton një mosangazhim në parti politike si dhe një nën-përfaqësim politik i personave me prejardhje migruese.

Në Zvicër, përparime të rëndësishme shënohen në këtë rrafsh nga viti në vit, sidomos në plan të të drejtës së votës dhe të zgjedhjes së të huajve në nivel komunal, ose në atë kantonal. Mirëpo, është fakt se rritja e numrit të të zgjedhurve zviceranë me prejardhje të huaj, veçanërisht në nivel federal, do të zgjonte një interesim më të veçuar për jetën politike zvicerane.

Në procesin e pjesëmarrjes politike dhe të ushtrimit të të drejtës së votimit, modelet janë të rëndësishme. Mirëpo na mbetet për të bërë rrugë në drejtim të laramanisë sociokulturore, qoftë për nga aspekti i bazës së partive politike, veçanërisht të atyre të djathta, ose të perceptimit të kandidatëvenë zgjedhje me prejardhje migruese.

Disa nga a
(Botuar në «24Heures», 17-18 nëntor 2012)ta e kanë paguar haraçin e emrit të tyre të huaj, shpeshherë të fshirë nga listat, dhe kjo ka një efekt disuaziv në angazhimin në jetën politike lokale, por edhe më lartë.


Leave a comment

Video

January 2013
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com