Minoritetet ne Shqiperi

Home » 2013 » January

Monthly Archives: January 2013

PER DITEN E POEZISE VLLAHE

images (3)PER DITEN E POEZISE VLLAHE

Të nderuar pjesëmarrës !

Eshtë kënaqësi e madhe të asistosh në “Ditën e Poezisë Vllahe”. Kjo ditë   kaq e veçantë pëer vllehët e Shqipërisë  eshtë njëkohësisht edhe historike.Sepse për herë të parë bëhet i mundur interpretimi skenik i një gjuhe neolatine-helenike nga më të lashtat që datohet nga viti 146 para Krishtit. e dokumentuar plotësisht gjatë sundimit Romak  si gjuha kryesore e perandorisë 750 vjeçare.Gjatë viteve të gjata bizantine, kur Roma u transferua në Kostandinoupoli , gjuha e parë e perandorisë u bë Greqishtja duke lënë në plan të dytë gjuhën Romane ose Vllahe. (more…)

Zonja Dora Bakojani vizitoi Shqiperine ne nje takim zyrtar ne daten 20 Mars 2008.

kostandina-bezhani-1Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Ministrja e Jashtme, znj. Bakojani, u prit në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, Kryeministri z.Sali Berisha, dhe Kryetarja e Kuvendit znj.Jozefina Topalli.

Pjese e bisedimeve ne tryezen e rrumbullaket ne Keshillin e Ministrave ishte dhe Kryetarja e Komitetit Shteteror te Minoriteteve Zonja Konstantina Bezhani.

Gjatë takimit, biseduan mbi perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Samitin e Bukureshtit, mbi procesin e integrimit në BE, rreth zhvillimeve në rajonin tonë e në veçanti ato në Kosovë, si dhe mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh. (more…)

Organizohet “Dita e kultures se minoriteteve” ne Sarande

baner-180-x-300Me dt   24 janar 2010, Komiteti Shteteror per Minoritetet, nen kujdesin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences, organizoi ne qytetin e Sarandes aktivitetin kulturor “ Dita e Kultures se Minoriteteve”
Ky aktivitet u organizua ne kinoteatrin e qytetit dhe u ndoq nga spektatore dhe artdashes te shumte nga e gjithe  Shqiperia.
Programi i ketij manifestimi kulturor kishte si objektiv shpalosjen e vlerave artistike, kulturore, veshjeve kombetare tradicionale te minoriteteve si dhe kengeve dhe valleve te tyre. (more…)

Minoritetet dhe politika: modeli amerikan

Bashjim643_0

Gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, mediet e kanë nënvizuar me të madhe faktin se vota e grave, e të rinjve si dhe e minoriteteve shoqërore ka ndikuar në dallimin e votës në favor të rizgjedhjes së Barack Obama në shtetet kyçe (Swing States).

Sipas tyre, tani e tutje

minoritetet etnike do të përbëjnë një faktor me peshë në votimet popullore. Disa analistë po ashtu e kanë nënvizuar aspektin negativ të këtij fenomeni, i cili sipas tyre, ka kontribuar në zgjerimin e dallimit mes votës së të bardhëve dhe të tjerëve. (more…)

Pse minoritetet rrezikohen në Shqipëri?

bledar-bashanoviq.thumbnailKriza ekonomike po ulet ngadalë këmbëkryq në fatet e shumë njerëzve, firmave, ekonomisë së Shqipërisë dhe të shteteve të Ballkanit.  Por çfarë po kërcënon më tepër jetët njerëzore janë efektet e krizës,pasojat e së cilës në vetvete nuk janë vetëm ekonomike. Ajo grumbullon zemërim social, sensibilizim të trishtueshëm mediatik nëpërmjet kronikash të zeza vrasjesh, kanosjesh, vjedhjesh apo dhe incidentesh ndëretnike . Por nuk ndalet aspak këtu. Ajo po nxit nacionalizmin manipulativ politik  drejtuar masave mazhoritare mbi të ashtuquajturin” kërcënim” që po i kanoset interesave shtetërore dhe kombëtare nga shtetet fqinje, domosdoshmerisht duke goditur dhe pakicat me origjinë nga keto shtete, të cilat po tentojnë të integrohen me të gjitha të drejtat dhe liritë që u takojnë në barazi me mazhorancën shqiptare. (more…)