Minoritetet ne Shqiperi

Home » Fjalime » PER DITEN E POEZISE VLLAHE

PER DITEN E POEZISE VLLAHE

Sondazh Online

images (3)PER DITEN E POEZISE VLLAHE

Të nderuar pjesëmarrës !

Eshtë kënaqësi e madhe të asistosh në “Ditën e Poezisë Vllahe”. Kjo ditë   kaq e veçantë pëer vllehët e Shqipërisë  eshtë njëkohësisht edhe historike.Sepse për herë të parë bëhet i mundur interpretimi skenik i një gjuhe neolatine-helenike nga më të lashtat që datohet nga viti 146 para Krishtit. e dokumentuar plotësisht gjatë sundimit Romak  si gjuha kryesore e perandorisë 750 vjeçare.Gjatë viteve të gjata bizantine, kur Roma u transferua në Kostandinoupoli , gjuha e parë e perandorisë u bë Greqishtja duke lënë në plan të dytë gjuhën Romane ose Vllahe. Gjatë afro 900 viteve jetë të Bizantit, Vllahishtja ose Arumanishtja që vjen nga fjala vllahe Arrmënesht (arrmën, vllah ose  romios në greqisht, citadinus romanus në titullin e Qytetarisë Romane ), mbeti akoma për shumë kohë si gjuhë jo zyrtare  por shumë familjare e një popullsie të konsiderueshme të trevave malore të Greqisë veriore e të Shqipërisë së jugut.Kështu banorët autoktonë vllehë të trevave të Pindit Thesalisë (që ndryshe quhej Megali Vllahia ) , Maqedonisë e Shqipërisë së jugut zotëronin dy gjuhët Greqisht Vllahisht e madje ata të Shqipërisë zoteronin shkëlqyshëm tre gjuhë, Vllahisht, Greqisht dhe Shqip.Kjo pasuri e madhe kulturore i bëri vllehët mjaft të shkathët e të aftë në zhvillimin e ekonomisë së tyre individuale e komunitare.Qendrat e banuara të vllehëve si Voskopoja,Shipska, Llënga, Nikulica, Metsovo, Gramoshta , Sirako, Samarina etj, në shek. 17, 18 , ishin qytete nga më të lulëzuarat e Ballkanit. Këtu u lindën e u rritën bij dhe bija të vllehëve që dhanë jetën për Revolucionin Grek të v. 1821-1826, ata që me djersën e tyre zbukuruan Athinën, Vjenën Budapestin, ata që me përkushtimin e tyre shkruan e zhvilluan për herë të parë Gjuhën Shqipe, që, në relacion me numrin e popullsisë,  i kanë dhënë më shumë se kushdo kulturës Shqiptare. Janë ata që gazetari austriak Gaus (sipas studiuesit Aurel Plasari ), i quan “….. modeli i qytetarit të kërkuar të sotëm Evropian”.
Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, mbështetur në parimet bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të miratuara për minoritetet etnike e etnokulturore, pas ratifikimit te marrëveshjeve e konventave kryesore, është e presdispozuar të kujdeset e të investojë per ruajtjen mirëmbajtjen e zhvillimin e kulturave minoritare në Shqipëri.           Traditat, doket e zakonet e sidomos gjuhët minoritare  janë pasuri Kombëtare e Evropiane të cilat mbrohen me ligj.
Gjithsesi vetë komunitetet minoritare kanë nxjerrë pasionantët e vet që janë të nevojshëm për këtë mision të madh.Dhe tek vllehët ata nuk mungojnë.
Historia ka treguar se Vllehët janë një popull kengëtar, pra një popull poetik.Ata vargëzojnë dhe këndojnë lehtësisht gëzimin dhe hidhërimin, brengën dhe kënaqesinë,lindjen dhe vdekjen, trimërinë e dashurinë.Shumëkush i njeh. Shumëkush s’i njeh.Sot në ditën e parë të Poezisë Vllahe –  arrëmëne na jepet rasti të dëgjojmë ndjenjat e imta vllahe të shprehura mjeshtërisht e madje në mënyrë të habitshme.
Le të kemi sa më shumë ditë të tilla si shenjë e mirëkuptimit e respektit reciprok të popujve, tolerancës e bashkëjetesës si simbole të Europës së bashkuar – misioni Bashkohor të nisur për koinçidencë nga vllahgreku Rigas Fereos qysh para afro 200 vjetësh.
Urime Shoqatës “Arrëmënji di Albanii”, shoqatës “Arumunët e Shqiperisë” dhe shoqatave të tjera të vllehëve të vëndit tonë që më në fund gjetën gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit pikërisht nëpërmjet poezisë së tyre të pastër si bora e Pindit –mali i tyre i famshëm të cilit ata i kanë kënduar përjetësisht.

Faleminderit !

KOSTANTINA BEZHANI


Leave a comment

Video

January 2013
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com