Minoritetet ne Shqiperi

Home » Deklarate per shtyp » Organizohet “Dita e kultures se minoriteteve” ne Sarande

Organizohet “Dita e kultures se minoriteteve” ne Sarande

Sondazh Online

baner-180-x-300Me dt   24 janar 2010, Komiteti Shteteror per Minoritetet, nen kujdesin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences, organizoi ne qytetin e Sarandes aktivitetin kulturor “ Dita e Kultures se Minoriteteve”
Ky aktivitet u organizua ne kinoteatrin e qytetit dhe u ndoq nga spektatore dhe artdashes te shumte nga e gjithe  Shqiperia.
Programi i ketij manifestimi kulturor kishte si objektiv shpalosjen e vlerave artistike, kulturore, veshjeve kombetare tradicionale te minoriteteve si dhe kengeve dhe valleve te tyre.

Aktivitetin e hapi Grupi folklorik i nuseve dropullite te Derviçianit, te cilat nen tingujt e muzikes se minoritetit grek interpretuan vallen e tyre tradicionale.
Me pas ne skene u paraqiten perfaqesuesit e grupit kulturor e artistik te minoritetit serbo-malazez “ Obiliq”, organizuar nga Shoqata e ketij minoriteti “ Moraça-Rozafa”  nga Shkodra. Ata interpretuan kenge nga repertori i tyre popullor, poezi si dhe paraqiten  veshjet e tyre popullore.

Grupet e djemve dhe vajzave te Dropullit “ Cola” me veshjet e tyre karakteristike, grupi kengeve dhe valleve te fshatrave  Vrine, Musi dhe Xare nen drejtimin e znj. Athina Pando, si dhe grupi polifonik i komunes Livadhja intepretuan, te shoqeruar nga tingujt e orkestres nga Gjirokastra dhe kengetarit dropullit, vallet dhe veshjet e tyre tradicionale. Ata percollen te publiku nostalgjine dhe bukurine e perlave te muzikes dhe folklorit minoritar si dhe moren gjate gjithe kohes duartrokitje nga publiku.

Gjithashtu grupi polifonik i burrave te Dropullit interpetoi kenge te vjetra nga fondi i kengeve burrerore te ketij minoriteti.
Grupi i vajzave dhe djemve te minoritetit maqedonas nga zona e Prespes (Korçe), me veshjet e tyre karakteristike, interpretoi  valle dhe kenge  nga kjo  zone.Ata interpretuan bukur dhe recituan disa poezi ne gjuhen maqedonase. Me pas erdhi ne skene grupi i femijeve rom me vallen e tyre tradicionale.
Edhe minoriteti vlleh/arumun i drejtuar nga z. Kristo Goçi shpalosi vlerat e tij tradicionale nepermjet veshjeve kengeve dhe poezise te poeteve te shquar vllah.
Realizimi i pervitshem i ketij aktiviteti me nje pjesemarrje te gjere eshte nje nga objektivat e Komitetit Shteteror per Minoritetet ne Planin Kombetar per Zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim Associmit me BE si instrument per nxitjen e ruajtjen te vlerave kulturore te minoriteteve ne Shqiperi.

 


Leave a comment

Video

January 2013
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com