Minoritetet ne Shqiperi

Home » Fjalime » Te drejtat e minoriteteve

Te drejtat e minoriteteve

Sondazh Online

largea_panariti1352384428Fondacioni Fridrih Ebert me zyrat e veta në Evropën Juglindore, përvec që punon në projekte nacionale për ndërtimin e demokracisë, poashtu punon edhe në cështje të ndryshme në nivel rajonal. Qëllimi i këtyre aktiviteteve rajonale është kryesisht që t’i 1) lidh njerëzit, institucionet dhe tanimë rrjetet ekzistuese, 2) që ta promovon praktikën më të mirë dhe mësimet e mësuara, 3) që të zhvillon strategji dhe politika për rajonin dhe nevojat e tija specifike, 4) që të mundëson rajoni në tërësi të afrohet deri te Bashkimi Evropian.
Një nga cështjet në të cilën punohet në nivel rajonal është cështja e minoritetev nacionale dhe etnike. Për të gjitha vendet e ish Jugosllavisë, cështja e minoriteteve është kyce për stabilitetin e brendshëm dhe përafrimin e tyre deri te Bashkimi Evropian. Kjo është ajo për c’arsye të gjitha vendet vendosën legjislacion që duhet t’u mundëson minoriteteve në vendet e tyre të mund që t’i realizojnë të drejtat e veta, që ra rrisin participimin e tyre në shoqëri dhe shtet dhe t’u garantohen të drejta të barabarta me mazhorancën ose madje edhe të drejta plotësuese kolektive që kanë të bëjnë me trashigimin dhe identitetin e tyre.

Monitoring raportet të viteve të fundit tregojnë se madje edhe nëse ekziston legjislacion пërkatës, implementimi pungon ose është jokonsekuent dhe i papërfunduar. Ekzistojnë më shumë arsye për një situatë të këtill që kanë rëndësi të ndryshme për vendet e Evropës Juglindore: 1) mungesë e vullnetit politik, 2) mungesë e njohurive të aktorëve (lokal), vecanarisht për reformat e vetëqeverisjes lokale (vendore) si instrument i mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, 3) mungesë e mjeteve financiare.
Instrumenta të mundshëm për avancimin e implementimit të të drejtave të pakicave – duke marr parasysh atë që u tha më lartë – mund të jenë: 1) qasje e kombinuar e monitoringut (cka nuk është implementuar dhe pse?) dhe këshillimi politik (cka duhet bërë dhe pse është mirë për të gjitha palët?) nga ana e Organizatave lokale joqeveritare, që duhet t’a lehtësoj procesin e diskutimit dhe implementimit të të drejtave të minoriteteve për ata që i marrin vendimet, 2) edukimi i aktorëve lokal dhe ndërlidhja e të drejtave minoritare me vetëqeverisjen lokale, demokracin, politikën e orientuar civile dhe tjerë, për rritjen e vetëdijes dhe interesit lokal për implementimin e të drejtave minoritare, 3) finansimi i institucioneve relevante me mjetet e nevojshme buxhetore.
Me kombinimin e qasjes së parë dhe të dytë, Fondacioni Fridrih Ebert – Zyra Shkup, diskutoi me ekspertët rajonal për modelin që bazohet në përvojen e “monitoringut të demokracisë lokale” në vendet e Evropës Lindore. Idea për këtë arsye është që të rritet, në qasje nga poshtë – lartë, implementimi i të drejtave të minoriteteve në nivel lokal për t’i bërë administratën lokale publike dhe qytetarët pjesë aktive të procesit. Qëllimi kryesor i procesit të decentralizimit – që të sillet administrata publike sa më afër qytetarëve – është një nga faktorët motivues që e garantojnë suksesshmërinë e modelit. Qëllimi është që të rritet vetëdija te ata që janë aktiv në administratën publike dhe te qytetarët, dhe njëherit të rritet pjesëmarrja në implementimin në nivel lokal.
Në puntorinë e parë u diskutua modeli ekzistues i demokracisë participative si bazë esenciale e modelit për monitoring në Evropën Juglindore, që mundëson pjesëmarrje në implementimin në nivel lokal dhe mundësi për të dy palët, administratën dhe qytetarët, që t’i ndihmojnë njëri tjetrit në realizimin e objektivit të njejtë. Në fund të puntorisë së parë, modeli u modifikua që të jetë përkatës cër cështjen specifike të të drejtave të minoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Njohuritë dhe përvojat e ekspertëve rajonal në lidhje me monitoringun e të drejtave të minoriteteve e mundësuan inputin e domosdoshëm që të transformohet modeli në mënyrë që bënë aplikativ për situatat specifike në Evropën Juglindore.

Video

February 2013
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com