Minoritetet ne Shqiperi

Home » Minoritetet » Vllah » Të dhëna të përgjithshme për Minoritetin Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë

Të dhëna të përgjithshme për Minoritetin Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë

Sondazh Online

post-769-1164703137_thumbArëmënët ose Vllehët e Shqipërisë janë pjesë  përbërëse  e  Popullit  dhe  e  Shtetit  Shqiptar. Ata kanë kontribuuar pozitivisht në  historinë e shekujve të fundit  të  vendit  tonë  e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë  e Shqipërisë.
Arëmënët  ose Vllehet në Shqipëri përbëjne ndoshta komunitetin më të madh mbas shqipfolesve. Nuk ka një numur të saktë për ta  por në mënyre jo zyrtare llogariten në dhjetra mijra veta. Censusi i këtij viti ( 2012 ), nuk mund të konsiderohet i saktë  për vllehët për arësye të emigrimit në masën afro 80% të tyre kryesisht në Greqi por edhe ne vende të tjera  të demokracive perëndimore.
Arëmënët ose vllehët i përkasin Besimit Orthodhoks.
Një pjesë e madhe e arëmënëve (vlleheve) janë plotësisht të asimiluar thjesht në shqipfolës kryesisht të besimit orthodhoks.
Vllehët e Shqipërisë ashtu sikundër edhe vllehët e Ballkanit e të gjithë Botës, flasin në gjuhën e tyre amtare Arëmëne-Vllahe  që  futet në grupin e gjuhëve neolatine me përzierje-heleniko-ilirike. Huazime të rëndësishme vërehen të jenë marrë nga Gjuha Turke gjatë sundimit 500 vjeçar ne Ballkan,  të Perandorisë Osmane.
Gjuha Arëmëno-Vllahe sipas fakteve historike te sigurta është me moshë rreth 2200 vjeçare. Por sipas fakteve të reja mund të jetë më e vjeter,  mbi 3000 vjeçare.
Gjuha Arëmëno-Vllahe, është  shkruar për herë të  parë në vitin 1813  nga intelektuali iluminist Arëmën, Mihail G. BOJAXHI, në  kryeqytetin e  Austrisë, Vjenë në shtypshkronjen e patriotit tjetër arëmëno-vllah Ioanni  SNIRER. Gramatika ka 233 faqe dhe  është shkruar në gjuhën origjinale Arëmëne –Vllahe. Spjegimet janë kryer në Gjuhën Greke të cilën Arëmënët e njihnin shumë mire në shek. 16, 17, 18. Spjegime dytësore janë kryer në Gjuhë Gjermane.
Ekzekutivi  Shqiptar qysh nga  v.1999 i njeh  zyrtarisht Vllehët (por  jo me ligj te vecantë),  si  Minoritet Etnokulturor.
Parlamenti  dhe Qeveria  Shqiptare  në  v.2005 krijuan Komitetin Shtetëror të  Minoriteteve që varet direkt nga  Kryeministri.  Në këtë

Komitet  përfaqësohen  pesë  minoritete  etnike  e  etnokulturore ndër të cilët minoriteti  etnokulturor  Vllah-Arëmën. Vllehët  janë  popullsi  nga  më paqedashëset  dhe  kozmopolitet e  Shqipërisë.
Vllehët  ruajnë  ndjenja të  vecanta  në  marrdhëniet me vllehët e tjerë  të  Ballkanit. Këto  cilësi respektohen  nga  shtetet  përkatëse   si  Greqia, Rumania, FIROM   dhe   Bullgaria.
Ata  njohin  dhe  respektojnë  origjinën  e tyre   autoktone  nga  trevat e Pindit  të   Epirit, Thesalisë   të  Maqedonise dhe të Shqiperisë së Jugut.
Vllehët e Shqipërisë  konsiderojnë  shumë  të  rëndësishme  marrdhëniet  me  vllehët  e  Ballkanit e veçanërisht me ata të Greqisë  të  cilët  janë  më  të shumtë në  numur.
Konstatohet  abandonimi  në masë i Gjuhës  Vllahe.
Shteti  ka  njohur de facto vllehët në  kuadrin e statusit  të  minoritetit  etnokulturor por ndihma ndaj tij duhet  të  jetë  më  e dukshme.
Pas  ndryshimeve  të  mëdha  demokratike  të  shoqërisë  shqiptare  dhe  me rritjen  e nivelit  ekonomik të  vendit, ka  filluar  kthimi i një  pjese  të  konsiderueshme të   tyre  për  rindërtimin e shtëpisë e të  jetës ne atdhe.
Vllehët  kanë  tendencën e vetëorganizimit  me  mjetet  dhe  forcat e tyre  në  shoqata të ndryshme kulturore.
Në  Shqipëri pas vitit 1990,  janë  krijuar  shumë  shoqata  kulturore  të  cilat  japin  kontributin e tyre  për  ruajtjen  e gjuhës  dhe  traditave  të  komunitetit  vllah. Një  nga  këto  është  edhe  organizata  jo  fitimprurese  dhe jo  politike “Consiliul a Armãnjloru” (Këshilli  i Arëmënëve – Vlleheve), me pjesëmarrje  të  shoqatave  të  vllehëve  të  Shqipërisë  dhe  jashtë  saj  me  qendër  në  Voskopojë  e  miratuar  në  Gjykatën  e shkallës  së  parë të Tiranës në  Korrik  te v.2008.

Ç’mund  të  bëhet ?!
Me  mirëkuptimin  e  Qeverisë,  sipas  ligjit  ekzistues,  atje ku  vllehët  plotësojnë  numrin  35  të  fëmijve, mund  të  hapet  mësimi  në  Gjuhën   Vllahe.  Realizimi  i këtij  objektivi  kërkon  ndërgjegjsimin  e vllehëve (armënëve),  për  mundësinë   reale  që  ekziston   sot në  Shqipëri   për këtë  problem.
Në  kuadrin e implementimit  të  dokumentit  ndërkombëtar   “Konventa  Kuadër  për Minoritetet  Kombëtare”, sipas  Planit   Kombëtar  të  Zbatimit  të  Marrëveshjes  së  Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë  me  Komunitetin  Europian,  vllehët (arëmënët)  kanë  aksesin e tyre  te  përfitimit  nga  zbatimi  i  ketij  dokumenti.
Të  hapet   katedra  e Gjuhës  Vllahe, në  Universitetin  Shtetëror  të   Tiranës.
Televizioni   Shtetëror  i  Tiranës  të emetojë në  një program special  javor  aktivitete  në gjuhën Vllahe ashtu  si realisht  bëhet  prej  disa  vitesh  ë  FIROM  dhe  Rumani.
Te  realizohet  nje  ligj për  minoritetet  në mështetje  jo vetëm të  ekzistences fizike të tyre por edhe të prosperitetit  shoqëror  e  kulturor  të  tyre.
Të  bëhet  e  mundur  që  Qeveria  Shqiptare të  mbështesë  financiarisht  projekte për  gjallërimin  e jetës  kulturore  të  minoriteteve, midis të  cilëve  edhe të  Minoritetit   Etnokulturor   Arëmëno – Vllah.
Të  shikohet  mundësia  e   mbështetjes  financiare  nga  Brukseli  të  projekteve tona  kulturore.
Të  realizohet  Kongresi   i  parë i drejtëshkrimit  të  Gjuhës  Vllahe.  Etj….

Perfaqsuesi i Minoritetit Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë pranë Komitetit Shtetëror të Minoriteteve


Leave a comment

Video

January 2013
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

Arkiva e postimeve

Menyrat tona te kontaktit

00355-66-478-158
Dreke: 11am - 2pm
Pasdite: M-Th 5pm - 11pm,

Email: minoritet@gmail.com